Tyson Fury po stërvitet me një vrasës të dënuar para përballjes në verë me Anthony Joshuan, meç ky për unifikimin e gjithë titujve të mëdhenj të botës në boksin profesionis në peshën e rëndë.
Fury 32-vjeçar është duke bërë sparing me boksierin Ty Mitchell, raporton “The Sun”.
Mitchell 30-vjeçar ishte dënuar me shtatë vjet burgim për vrasje, pasi kishte shkaktuar vdekjen e studentit 19-vjeçar Jagdip Randhawa, me një grusht në tetor të vitit 2011.
Ai u lirua në vitin 2016 dhe ka licencë të boksit deri në dhjetor të këtij viti.
Javën e kaluar Mitchell ka publikuar video duke bërë sparing me Furyn në Morecambe.
Babai i Mitchellit, Cliftoni, më herët kishte thënë se vrasja ishte një aksident i tmerrshëm.
“Ai nuk është huligan, ishte thjeshtë fëmijë kur ndodhi”, kishte thënë Clifton Mitchell, i cili kishte insistuar se i biri i tij do të luftojë sërish.