Një fushatë malueri me emrin e koduar CopyCat raportohet se ka infektuar miliona telefonë me sistemin operativ Android duke gjeneruar njëkohësisht më shumë se 1 miliard dollar të ardhura përmes reklamimit.
Ky raport vjen nga firma Izraelite e sigurisë kibernetike Chech Point Software Technologies.
Malueri, i cili arriti kulmin gjatë periudhës Prill-Maj 2016 është përhapur në më shumë se 14 milion telefonëve dhe tabletë dhe ka gjeneruar 1.5 milion dollar të ardhura në dy muaj thanë hulumtuesit.
Check Point raportoi maluerin tek Google gjatë muajit Mars kur edhe e kishte zbuluar. Sipas Google sot vijojnë të jenë ende 50 000 pajisje të infektuara.
Gjatë periudhës Prill-Maj 2016 malueri kishte marrë nën kontroll 8 milionë pajisje të cilat i përdorte për të ofruar 100 milionë reklama dhe instaluar 4.9 milionë aplikacione në telefonë dhe tabletë.
Malueri është instaluar duke përdorur një sërë eksploitësh ku njëri prej tyre quhet “Zygote.” Shumica e të prekurve janë nga Azia Jugore dhe Juglindore.