Sot filloi ndërtimi i objektit të QKMF-së në lagjen Dardania në qytetin e Fushë-Kosovës.
Objekti do të ofroj shërbime për disa mijëra qytetarë dhe do të plotësojë kërkesat dhe nevojat shëndetësore për një shëndet më të mirë për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.
Realizimi i këtij projekti do të kushtojë mbi 300 mijë euro dhe është tërësisht projekt i financuar nga buxheti i Komunës.
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha falënderon të gjitha institucionet dhe qytetarët që po kontribuojnë në fillimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Gjithashtu Kryetari uron qytetarët për këtë projekt kapital i cili do të ndikoj në përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës e Fushë-Kosovës, Komunë kjo e cila është duke u zhvilluar me një ritëm të paparë.