Dy persona një mashkull dhe një femër janë arrestuar në Fushë Kosovë, si të dyshuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër e mitur dhe një mashkull të dy kosovarë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat e cekura ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin si provë materiale është sekuestruar një telefon celular. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.