Policia e Kosovës sot në Fushë Kosovë ka arrestuar një person për veprën “lajmërim apo kallëzim i rrejshëm”.
Bëhet e ditur se pas zhvillimit të hetimeve lidhur me disa denoncime ndaj një personi, nga hetuesit është ngritur dyshimi i bazuar se personi i arrestuar, që nga janari deri me 23 maj 2024 ka lajmëruar 20 raste rrejshëm.
Personi i dyshuar me inicialet B.G, 26-vjeçar, është dërguar në mbajtje për lajmërim apo kallëzim të rrejshëm.