Fushë Kosovë, policët sulmohen nga tre persona

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Tre të dyshuar në Fushë Kosovë janë vënë në pranga pasi të njëjtit kanë sulmuar dy policë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e parë të janarit, gjatë një kontrolli në një lokal me muzikë.

“Rr. Hysen Xhakolli, Fushë Kosovë 01.01.2022 – 21:36. Gjatë kontrollit në një lokal me muzikë, dy zyrtarët policorë janë penguar dhe sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovar. Të dyshuarit janë arrestuar, dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme