Ylli i “X-Men”, Jennifer Lawrence, dëshironte që fustani i saj i nusërisë të merrte një trajtim të klasit të parë.
Ambasadorja e markës Dior, e cila është martuar me Cooke Maroney në Newport të Rhode Island të shtunën, ka thënë “Po” në një fustan të krijuar nga shtëpia franceze e modës – dhe mori shumë ndihmë derisa u bë gati.
“Ekipi i Dior ka fluturuar drejt nga Parisi një ditë para se J.Law të kurorëzohej. Fustani i nusërisë kishte një dhomë private të rezervuar në hotelin ikonik të Newport “Viking” për atë natë”, ka thënë një burim për Page Six Style.