Teksa në Shtetet e Bashkuara kanë shpërthyer protestat kundër urdhrit të Donald Trump për bllokimin e emigrantëve në ShBA dhe të gjithë atyre që vijnë nga shtatë vende myslimane, vajza e Presidentit Ivanka, ka postuar në Twitter një foto ku shfaqet me bashkëshortin, Jared Kushner, këshilltar i Presidentit dhe njeri me peshë në administratën amerikane.
Shumë njerëz të zemëruar kanë komentuar në Twitter duke përdorur frazën e famshme të Maria Antoneta gjatë protestave të Parisit, në prag të revolucioni francez: “Nëse kanë uri do të hanë biskota”.
Trump shfaqet me një fustan në vlerën e 5 mijë eurove derisa bota po përballet me një krizë humanitare. Ivanka Trump ka një rol kyç dhe shumë të rëndësishëm në zgjedhjet politike të babait të saj dhe e ka mbrojtur atë gjatë debateve për frazat e tij seksiste, por ajo nuk ka bërë komente në foton e postuar.