Futbolli italian dhe klubi i Fiorentinës kanë marrë një lajm të zi mëngjesin e ditë së diel.
Lajmet e fundit që vijnë nga Italia tregojnë se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori ka ndërruar jetë.
Klubi vjollcë kishte udhëtuar drejt Udineses për ta zhvilluar ndeshjen e javës së 27-të në Serie A.
Por sipas asaj që ka shkruar Corriere Dello Sport, Astori ka vdekur në dhomën e hotelit ku po qëndronte skuadra e Fiorentinës para ndeshjes.
Arsyejet ende nuk janë bërë të ditura, por besohet se pas një arresti kardiak.
Klubi i Fiorentinës ende nuk ka dalë me asnjë konfirmim apo sqarim rreth ngjarjes së ndodhur.
31-vjeçari ka qenë pjesë e Fiorentinës që nga vitit 2015.
Ai më parë ka luajtur edhe për skuadrat tjera italiane si Roma, Milan dhe Cagliari.
Astori ka pasur 14 paraqitje me Kombëtaren e Italisë ndërsa ka shënuar një gol.