Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, tashmë e ka siguruar vendin në mesin e futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por statusi i tij si më i miri në histori të sportit vazhdon të vihet në pikëpyetje për shkak të mungesës së suksesit me Kombëtaren.
Derisa legjendat si Pele dhe Deigo Maradona e kanë frymëzuar Brazilin dhe Argjentinën drejt triumfeve në Kupat e Botës në të kaluarën, është sugjeruar se Messi duhet ta bëjë të njëjtën gjë për të gëzuar statusin e njëjtë si ta.
Megjithatë, Hernan Crespo, ish-sulmues argjentinas, beson se Messi nuk ka çfarë të dëshmojë më dhe se triumfi në Rusi gjatë verës do të ishte më i mirëpritur nga komuniteti më i gjerë sportiv sesa vetë Messi.
“Për të dhe vendin tim, shpresoj se ai e fiton”, ka thënë Crespo.
“Johan Cryuffit nuk i është dashur Kupa e Botës për të qenë më i miri në histori. Njëjtë ka ndodh me Di Stefanon”, ka shtuar ai.
“Futbolli ka nevojë që Messi ta fitojë Kupën e Botës”, shtoi ai.