Edicioni 2019/20 i futbollit të Kosovës do të rifillojë me ndeshjet e Kupës.
Gjysmëfinalja e Kupës do të luhet me format vajtje-ardhje. Ndeshjet e para do të luhen më 2/3 qershor, ndërsa ato të kthimit më 17 qershor. Prishtina e pret Drenicën më 2 qershor, ndërsa Ballkani e pret Feronikelin më 3 qershor.
Ndërkohë Superliga e Kosovës do të rifillojë më 7 qershor. Klubeve të Superligës së Kosovës i është lejuar rikthimi në stërvitje. Futbolli ishte pezulluar nga mesi i marsit shkaku i pandemisë.