Futbolli në Shqipëri mund të kthehet më 3 qershor

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që kampionati në Shqipëri të rinisë me 3 qershor.

FSHF ditën e sotme pati një takim, në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ku u mblodhën presidentët e Superligës të cilët pas diskutimeve kanë vendosur që data 3 qershor të rikthej futbollin në vend.

Tashmë pritet vetë miratimi i datës nga ana e qeverisë, raporton Top-Channel.

Ndërkohë në mbledhjen e Federata është diskutuar edhe rreth protokollit të masave të nevojshme të vendosura në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, për frenimin e hapjes së Covid-19.

Të ngjashme