Lojtarët e Kombëtares kanë mbërritur në drekë në Strumicë, ku do të zhvillojnë dhe ndeshjen gjatë ditës së nesërme.
Pas stërvitjes që bën sot, kuqezinjtë u akomoduan në hotel, por ajo ç’ka i çuditi ishte fakti që ata nuk mund të komunikonin me askënd dhe nuk mund të dilnin nga hoteli.
Një tifoz i ka kërkuar portierit Berisha fanellën, por ky i fundit nuk është lejuar nga forcat e sigurisë që ta takojë tifozin.
Pas disa minuta negociatash janë lejuar futbollistët të takojnë ndonjë të afërm.
Në Strumicë u paralajmërua më parë për trazira, prandaj dhe forcat e sigurisë kanë izoluar Kombëtaren.