Futbollisti i Feronikelit ia dedikon titullit e kampionit babait të tij të ndjerë

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Mevlan Zeka e kishte një dedikim special për titull të kampionit të Kosovës. Sulmuesi gjakovar ia ka dedikuar suksesin me Feronikelin babait të tij të ndjerë

Për Mevlan Zekën, suksesi me Feronikelin ishte i veçantë.

Futbollisti gjakovar i kishte ndjenjat e përziera teksa po e fitonte titullin e kampionit të dielën, të dytin në karrierë.

Zeka e kishte fituar titullin me “Niklin” edhe në vitin 2016, kur e kishte festuar me babanë e tij, Haxhi Zeka.

“Kampion 2018-2019 dhe 2015-2016. FC FERONIKELI. Babi edhe pse sot nuk je ne mesin ton kët sukses ta dedikoj ty, ti ishe ai i cili me përkrahe gjithmonë, një trofe e festuam së bashku kurse të dytin jo sepse zoti të morri pranë vetit, gjdo sukses i imi të dedikohet ty dhe besoj që do të bëj krenar gjithë jetën sa të jam gjallë. Pusho i qetë”, ka shkruar Zeka, i cili është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme