Besa ndal Gjilanin, Ferronikeli mposht Vllazninë e Pozheranit

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 16:06 | Nga

Ndeshja në mes të Besës dhe Gjilanit ka përfunduar pa gola, ndërsa Feronikeli ka shënuar fitore 2-0 ndaj Vllaznisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ka sjellë disa raste të mira për të dyja skuadrat, por që asnjëra nuk arriti të gjente golin e fitores

Pas këtij barazimi Gjilani vazhdon të mbetet i pamposhtur në këtë sezon, dhe mban vendin e tretë me 20 pikë të grumbulluara pas 12 ndeshjeve, ndërsa Besa mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm 13 pikë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Mendurim Hoti (7’), Mark Milicaj (31’) dhe Mirlind Demaku(90+5’) i dhuruan fitore të rëndësishme ekipit të Feronikelit në udhëtim te Vllaznia e Pozheranit.

Këto tre pikë të reja e ngrisin Feronikelin në pozitën e tetë me 16 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet e fundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara në këtë sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme