Futbollisti i ri kosovar realizon gol të bukur në elitën suedeze

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i ri kosovar Edi Sylisufaj ka realizuar një gol të bukur sot në elitën e futbollit të Suedisë.

Sylisufaj 20-vjeçar ka realizuar një gol nga distanca për epërsinë 1:0 të Falkenbergsit nga Helsingborgsi. Ai realizoi në minutën e 4-të, ndërsa ende është duke u luajtur pjesa e parë e ndeshjes.

Sylisufaj është raportuar se ka pranuar ftesën për të luajtur për U-21 të Kosovës. Gol në elitën e Suedisë sot ka shënuar edhe Astrit Seljmani. Ai shënoi nga penalltia në barazimin 2:2 të Varbergsit me AIK-un.


Të ngjashme