Ekonomia Online
FUNDIT

Futbollisti i ri kosovar realizon gol të bukur në elitën suedeze

Futbollisti i ri kosovar realizon gol të bukur në elitën suedeze

Futbollisti i ri kosovar Edi Sylisufaj ka realizuar një gol të bukur sot në elitën e futbollit të Suedisë. Sylisufaj 20-vjeçar ka realizuar një gol nga distanca për epërsinë 1:0 të Falkenbergsit nga Helsingborgsi. Ai realizoi në minutën e 4-të, ndërsa ende është duke u luajtur pjesa e parë e ndeshjes. Sylisufaj është raportuar se […]

Futbollisti i ri kosovar Edi Sylisufaj ka realizuar një gol të bukur sot në elitën e futbollit të Suedisë.

Sylisufaj 20-vjeçar ka realizuar një gol nga distanca për epërsinë 1:0 të Falkenbergsit nga Helsingborgsi. Ai realizoi në minutën e 4-të, ndërsa ende është duke u luajtur pjesa e parë e ndeshjes.

Sylisufaj është raportuar se ka pranuar ftesën për të luajtur për U-21 të Kosovës. Gol në elitën e Suedisë sot ka shënuar edhe Astrit Seljmani. Ai shënoi nga penalltia në barazimin 2:2 të Varbergsit me AIK-un.

??? https://t.co/iG6jSm4eh1

— Kosovo national team (@team_kosovo) July 19, 2020

Të ngjashme