I turpëruari Adam Johnson ende po shpreson që ndonjë klub i futbollit, do t’i ofrojë një rast të dytë në karrierë, pasi të lirohet nga burgu vitin e ardhshëm.
Ish-ylli i Sunderlandit, pritet që në muajin mars të lirohet nga burgu, pasi ka shërbyer dënimin gjashtëvjeçar për abuzim seksual të fëmijëve, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mirror.
31-vjeçari ka përgatitur një letër në të cilën iu lutet klubeve për t’ia dhënë edhe një rast. Familja e tij nuk po e përkrah idenë e Johnsonit dhe kësisoj nuk ka pranuar që letrën e tij t’ia bëjë publike para se të dalë nga burgu.
“Ai ka përgatitur një letër të hapur, në të cilën iu shpjegon klubeve se çfarë përfitimi do të kishin nëse do t’ia jepnin edhe një rast. Por familja nuk është e këtij mendimi”, ka thënë një burim i afërt me familjen e tij. “Familja nuk dëshiron që Adam të poshtërohet në këtë mënyrë pas dënimit me burgim që e ka vuajtur”.