Futbollisti kosovar kërkohet nga dy klube të Serie A

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 10:19 | Nga

Mediat suedeze raportojnë se futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është duke u kërkuar nga dy skuadra italiane të Serie A.

Zeneli i cili nga viti 2016 luan për ekipin holandez Heerenveen, ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe gjithnjë sipas asaj që shkruan shtypi suedez, dy skuadrat italiane, Fiorentina dhe Napoli, kanë shfaqur interesim serioz për 23 vjeçarin dhe pritet që gjatë afatit kalimtar të bëjnë tentimin e tyre për ta transferuar.

Arbër Zeneli, i lindur në Suedi, edhe karrierën si futbollist e kishte nisur te skuadra suedeze Elfsborg, kurse në vitin 2016 kaloi në Eredivisie të Holandës, te ekipi Heerenveen.

Ai gjatë këtij sezoni me skuadrën holandeze, ka shënuar 6 gola në 23 paraqitje në të gjitha garat, kurse kartoni i tij nga faqja e Transfermarkt.com vlerësohet rreth 4.5 milionë euro, përkundër që Heerenveen, vështirë se do ta lejojë të largohet për më pak se 6 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme