Futbollisti serb e quan të jashtëzakonshëm Milot Rashicën

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori me origjinë serbe, Zlatko Junuzoviq, e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Milot Rashicës sot ndaj Eibarit.

Skuadrat Werder Bremen dhe Eibar zhvilluan sot një miqësore në kuadër të përgatitjeve parasezonale.

Werder Bremen arriti fitore të thellë 4-0, teksa Milot Rashica pati një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme.

Sulmuesi i Kosovës ishte në fushë për 62 minuta. Ai kishte shanse për të shënuar, por shtylla ia mohoi golin. Gjithashtu, 23 vjeçari arriti që t’ia fitojë një penallti skuadrës së tij.

Këtë ndeshje e ka ndjekur nga afër edhe ish-mesfushori i Werder Bremenit, tash i RedBull Salzburg, Zlatko Junuzoviq, i cili pas ndeshje foli edhe për Rashicën.

“Shpejtësia e tij ishte vërtet e jashtëzakonshme. Por mua më pëlqen sesi luan edhe si sulmues me shpinë nga porta”.

Junuzoviq është më prejardhje nga Serbia, por mbron ngjyrat e Kombëtares së Austrisë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme