Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Odise Roshi është bërë baba për herë të parë.
Futbollisti dhe partnerja e tij, Silvi u bën prindër të një djali. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes një postimi në Instagram, në të cilin po ashtu zbuloi emrin e të birit.
“Mirë se erdhe në këtë botë, engjëll i vogël. Të dua Rois”, ka shkruar Roshi sipër imazhit familjarë ku shihet dora e tij, djalit dhe bashkëshortes.
Në hapësirën e komenteve, futbollisti pranoi urime të shumta nga ana e miqve dhe fansave të tij.
Kujtojmë që 30-vjeçari dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë në shtator të vitit 2020.