Ekonomia Online
FUNDIT

Futbollisti turk paguan vet klauzolën për tu bashkuar me Skënderbeun

Futbollisti turk paguan vet klauzolën për tu bashkuar me Skënderbeun

Mediat turke kanë bërë të ditur se sulmuesi 26-vjeçar, Batuhan Karadeniz, do të jetë përforcimi i radhës i skuadrës së Skënderbeut, shkruan Panorama. Ndonëse korçarët kanë përforcuar radhët e tyre me mjaft emra cilësorë në repartin e avancuar, duket se ata kanë kërkuar edhe eksperiencën e futbollisti në fjalë i cili ka luajtur me kombëtaren […]

Mediat turke kanë bërë të ditur se sulmuesi 26-vjeçar, Batuhan Karadeniz, do të jetë përforcimi i radhës i skuadrës së Skënderbeut, shkruan Panorama.

Ndonëse korçarët kanë përforcuar radhët e tyre me mjaft emra cilësorë në repartin e avancuar, duket se ata kanë kërkuar edhe eksperiencën e futbollisti në fjalë i cili ka luajtur me kombëtaren t e moshave të Turqisë dhe dy ndeshje me përfaqësuesen A.

Karadeniz, i cili ka luajtur me skuadra të njohura si Beshiktash, Eksishehirsport, Trabzonspor, Sivaspor apo St. Galen, në sezonin e fundit ishte pjesë e Shanliurfaspor.

Ai ka arritur një marrëveshje me Skënderbeun dhe sipas mediave në Turqi, do të përfitojë 100 mijë euro në klubin shqiptar.

Klubi u ankua në Federatën Turke, por Karadeniz mbylli gjithçka vetë, duke paguar klauzolën e largimit prej 200 mijë lirash.

Të ngjashme