Kombëtarja e Kosovës në futsall do ta luajë sot ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2024.
Dardanët do të përballen me Holandën, në Roterdam, me fillim nga ora 19:00, transmeton Klankosova.tv.
Kosova në kuadër të këtyre kualifikimeve gjendet në grupin 11, së bashku me Ukrainën dhe Holandën.