G7-a i dënon referendumet ruse në Ukrainë

Prishtinë | 24 Sht 2022 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Grupi G7 i vendeve më të pasura ka dënuar ato që thotë se janë referendume të rreme që po mbahen në disa pjesë të Ukrainës për të vendosur nëse duan t’i bashkohen Rusisë.

Grupi i quajti votat – të cilat po organizohen nga zyrtarë të mbështetur nga Moska, një shkelje e statutit të OKB-së, raportoi BBC-ja të shtunën.

Ukraina e ka hedhur poshtë tashmë procesin si një farsë pa legjitimitet.

Zyrtarët perëndimorë thonë se ky është një ushtrim propagandistik dhe se rezultati është vendosur tashmë nga Kremlini.

Ata thonë se kjo mund të përdoret si një justifikim nga Moska për të rrëmbyer ilegalisht tokën ukrainase.

Rusia pretendon se po u jep njerëzve në zonat e pushtuara një mundësi për të shprehur pikëpamjet e tyre.

Por banorët thonë se forcat ruse kanë shkuar derë më derë, duke përdorur kërcënime dhe frikësim për t’i bërë njerëzit të votojnë. Zyrtarët ukrainas thonë se popullatës i është ndaluar të largohet nga disa zona.

Të ngjashme