G7 paralajmëron sanksione ndaj vendeve që mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Grupi i Shtatë Kombeve (G7) po ndërmerr veprime kundër aktorëve të vendeve të treta që “mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë”, tha blloku në një deklaratë teksa rikonfirmoi mbështetjen e tij për Ukrainën.

Në deklaratë thuhet:

“Ne u bëjmë thirrje vendeve të treta ose aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kërkojnë të shmangin ose minojnë masat tona, të ndalojnë ofrimin e mbështetjes materiale për luftën e Rusisë, ose të përballen me kosto të rënda.

Për të penguar këtë aktivitet në mbarë botën, ne po ndërmarrim veprime kundër aktorëve të vendeve të treta që mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë.”

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA.

Të ngjashme