Mund të kaloni orë të tëra duke pastruar dyshemenë, duke dezinfektuar sipërfaqet e kuzhinës por mundi ju ikën kot.
Në të vërtetë sipas ekspertëve të pastrimit, ka një sërë gabimesh të pafalshme që e lënë shtëpinë tuaj të papastër, dhe mund të vendosë në rrezik gjithë familjen për infeksione.
Ja tre gabimet që mendojnë ekspertët se bëjmë në pastrimin e shtëpisë:
1. Nuk e pastroni lavamanin aq herë sa duhet
Lavamani është ambienti i përshtatshëm për bakteret si E coli dhe një kërcënim që njerëzit nuk e mendojnë se sa shpesh duhet pastruar.
Përdorni ilaç enësh dhe ujë të ngrohte për të pastruar lavamanin me një sungjer të pastër sa herë që mbaroni së lari enët.
2. Pastrimi i objekteve më të prekura
Kur pjesa më e madhe e njerëzve pastrojnë harrojnë disa objekte apo vende që kërkojnë vëmendje, si çelësat e dritave, dorezat e dorës apo edhe pulti. Këto janë pikat më të prekura në shtëpi, që mbajën më shumë baktere. Bëjini pjesë të rutinës së pastrimit me një leckë dhe pastrues.
3. Merrni profesionistë
Për tu siguruar që gjithçka është e pastër, është e nevojshme të bëni një pastrim të thellë. Nëse nuk e bëni dot vetë, thërrisni një shërbim profesional. Kjo do të thotë që shtëpia të pastrohet nga të gjitha mikrobet dhe bakteret në të gjitha këndet, për tua bërë më të lehtë të mirëmbani përditë pastërtinë.