Gabimet gjatë ecjes politike, do të na kushtojnë

Prishtinë | 23 Sht 2023 | 16:44 | Nga Liri Loshi

Reagimet publike ndaj deklaratave të Escobarit kanë zero efekt. Shqiptarët nuk mund të kenë nga një kauzë të re çdo dy-tri vjet! Ne mundemi, por askush nuk na e pranon. Kauza jonë për çlirim nga Serbia ka qenë kryesorja dhe ajo ka gjetur mbështetjen e SHBA-së dhe të komunitetit të gjerë ndërkombëtar. Ne e fituam pavarësinë dhe pastaj bëmë gabime gjatë ecjes politike, të cilat do të na kushtojnë. Mbi ato gabime, nuk mund të krijohen kauza të reja, sepse shteti ka marrë obligime dhe nëse nuk i zbaton ato, tregon se nuk është shtet serioz, ose se nuk është shtet fare. Një shtet i ri duhet të jetë i kujdesshëm gjatë zhvillimit të vet dhe të funksionojë në harmoni me principet ndërkombëtare. Në të kundërten ekziston rreziku i ngecjes dhe i regresit që mund ta na dërgojë deri të zhbërja! SHBA-së nuk i intereson një konjukturë politike, por Kosova si shtet dhe obligimet që ajo ka marrë. Kështu disi duhet të kuptohet edhe deklarata e Escobarit e jo të polemizohet me patetizëm. Kur nuk ke fuqi të duhet mbështetja e të fuqishmit. Nëse ke humbur mbështetjen, ke humbur të gjitha!

Tjerr e tjerr, por mos e këput perin!

Të ngjashme