1.
Nuk po due me mendu se Besnik Bislimi âsht eksponent i eskalimit të matutjeshëm të krizës në veri të vendit, as nuk po e akuzoj se e ka kaplu nji inat primitiv (vërtet kjo kastë politike kanë shumë mllef joracional ndaj qytetarëve kosovarë???) pse Perëndimi po e çorton Albin Kurtin dhe po e pranon si partner Aleksandar Vučić-in i cili, me lirimin e tre policëve kosovarë dëshmoi vërtet se ai âsht hem BIA e polic, hem prokuror e gjykatës në Serbi.
2.
Nuk po i akuzoj as për faktin se ia dhânë Vučićin nji penalti diplomatike – kriza e veriut âsht veç luftë diplomatike – se e kanë bâ nga mosdija.
Shefi i shtetit serb i liroi sot kur Ministrat e jashtëm të vèndeve të BE-së diskutojnë për masat ndaj Kosovës dhe fatkeqësisht për reputacionin e lidershipit kosovar sot, Vučić del personazhi pozitiv “në filmin” bardhezi të eskalimit!
3.
Dhe ksi inati primitiv e joracional po shpreh edhe shefi i Bislimit, Kurti: Dytë po përpiqen me e mësu tânë botën se si duhet me e çortu Serbinë.
Qe të dytë në turret dhe huqet e tyne kanë harru se Serbia âsht “çortu” me Tomahawk për 78-ditë më 1999.
4.
Por lexone titullin e shkrimit të njeriut të dytë më të fuqishëm në shtet: Bislimi lirimin e tre burrave që i kanë sherby Kosovës në vend që ta cilësojë si lajm të mirë, ai e cilëson maskaradë!?
MASKARADË!
5.
Dhe e dyta, gabimi logjik por i turpshëm i Bislimit âsht kur ai shkruen: LIRIMI I RREJSHËM!?
E vetmja e mirë në këtë skenar ogurzi âsht fakti së tre policët kosovarë janë të lirë në familjet e tyne!
Pjesa tjetër âsht e frikshme.
E mjerë.
P. S.
Vučić i duhet botës transatlantike në orbitën e vet për këto arsye:
-Sanksionimi i Rusisë që në Europë të mos këtë shtete në ndikimin e saj dhe dekurajimi i ndikimit rus në Ballkan;
-Siguria e shtetit unik të Bosnjës simas Marrëveshjës së Dayton-it (1996);
-Marrëveshja me Kosovën për njohje dhe stabiliteti në rajon, si zonë sigurie e NATO-s;
Kjo âsht gjeopolitikë.