Gabimet që bëhen gjatë rekrutimit të punonjësve

Prishtinë | 10 Dhj 2024 | 00:28 | Nga Ekonomia Online

1.Zgjedhja e kandidatëve me CV të ekzagjeruara

Sipas një studimi, 79% e të anketuarve përgjigjen se Burimet Njerëzore kanë punësuar punonjës të cilët kishin një seri aftësish të ngatërruara pavarësisht se çfarë shkruhej në CV-të e tyre.

2. Nuk bëni pyetjet e duhura gjatë intervistës

Shumë rekrutues bëjnë pyetje sipërfaqësore gjatë procesit të shqyrtimit dhe nuk e shfrytëzojnë kohën për të bërë ato pyetje të cilat do t’i ndihmonin të kuptonin se sa i kualifikuar është kandidati për pozicionin e kërkuar të punës.

3. Intervistimi i kandidatëve me temperament dhe personalitet të papërshtatshëm për pozicionin e punës

Të kesh një ide të qarte për personalitetin e dikujt mund të ulë në mënyrë drastike koston, duke gjetur kështu personin e duhur për pozicionin e duhur.

4. I besoni vetëm intervistës

Ky është serish një gabim i madh të cilin rekrutuesit shpesh e bëjnë. Nisur nga një studim i fundit nga Universiteti i Michiganit, intervista i rrit shanset e kandidatit për të fituar pozicionin e punës vetëm me 2%.

5. Mosverifikimi  i referencave

Sipas një sondazhi të kryer së fundi, më shumë se 25% e punëdhënësve nuk i kontrollojnë kurrë  referencat.

6. Mosmarrja në konsideratë e një personi të mbikualifikuar

Rrallë herë ndodh një përputhje e plotë ndërmjet kualifikimeve të kandidatit dhe pozicionit të punës.

7. Mungesa e komunikimit nëpërmjet autoriteteve punëdhënëse
Komunikimi efikas nëpërmjet punëdhënësve është vital por shpesh i neglizhuar.

8. Të rezultosh me sindromën “Kam nevojë për dikë në këtë moment”

Të  marrësh në konsideratë në mënyrë të verbër gjithçka që është shkruar në një CV  e rrit riskun për të marrë  një vendim të gabuar duke rritur ne këtë mënyrë kostot.

9. Të dështosh duke mos realizuar një përshkrim të saktë pune

Nëse ofroni një përshkrim pune të vakët atëherë do të rezultoni me shumë aplikantë për pozicionin e ofruar, duke e vështirësuar kështu më shumë selektimin e kandidatëve.

10. Promovim i vakët i vendit të punës apo i kompanisë
Sot në tregun e punës rekrutuesit mund të sillen sikur janë duke i bërë një favor kandidatëve që po i intervistojnë. Dështimi i një reklame nga ana e kompanisë për të transmetuar entuziazëm tek punëkërkuesit është një tregues i qartë që rekrutuesit nuk mund të rekrutojnë lehtësisht talente.

Të ngjashme