Gabriel: Amerikanët ndjekin interesa personale

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 10:46 | Nga

ministri i Jashtëm gjerman dhe kancelari i Austrisë, Christian Kern i kritikuan sanksionet e e reja të planifikuara nga ShBA kundër Rusisë, për të cilat Senati në Uashington u shpreh me shumicë dërrmuese votash.

Është për të ardhur keq që ShBA nuk u koordinuan me evropianët për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës, shkruajnë ata në një deklaratë të përbashkët. Një mënyrë veprimi i koordinuar është sipas tyre ajo që nevojitet për zgjidhjen e krizës së Ukrainës.

“Megjithatë ne nuk mund ta pranojmë kërcënimin me sanksione ekstraterritoriale në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare kundër sipërmarrjeve evropiane, që marrin pjesë në zgjerimin e furnizimit me energji”, thuhet më tej.

Me një sinqeritet që të tërheq vëmendjen, projektligji i ShBA përshkruan interesin e vërtetë të amerikanëve: shitjen e gazit të lëngshëm amerikan dhe spostimin e furnizimeve ruse me gaz nga tregu evropian”, kritikojnë dy socialdemokratët. Objektivi është që të sigurohen vendet e punës në industrinë e naftës dhe të gazit të ShBA. Instrumentet e sanksioneve politike nuk duhet të vihen në lidhje me interesat ekonomike, shkruajnë më tej ata.

ShBA-ja e sheh botën si “arenë lufte”

“Furnizimi me energji i Evropës është një çështje e Evropës dhe jo e ShBA!”, shkruajnë Gabriel dhe Kern.”Për atë që na furnizon me energji dhe si na furnizon, vendosim ne, në bazë të rregullave të sinqeritetit dhe të konkurrencës në ekonominë e tregut”.

Edhe në një aktivitet në Berlin, Gabrieli shprehu pakënaqësinë e tij për politikën e ShBA nën Presidentin Donald Trump. Ai e kritikoi Amerikën që po kalon gjithnjë e më tepër në konfrontim me komunitetin ndërkombëtar. Ai tha se ShBA nuk e shohin më bashkësinë ndërkombëtare si një forum të përbashkët me marrëdhënie me rregulla, por si një “arenë lufte” dhe si “shesh lufte”, tha politikani socialdemokrat të enjten në Berlin.

Kjo është krejt e kundërta e idesë së Perëndimit, tha ai. Sepse ajo fokusohet në një vlerë të shtuar, e cila krijohet kur i afrohesh tjetrit në marrëdhënie të besueshme dhe të rregulluara juridikisht, politikisht dhe ekonomikisht, të cilat bazohen në liri, demokraci, respekt reciprok, dashuri për paqen dhe shkëmbim kulturor, tha Gabrieli në një fjalim në Kongresin Federal për Politikat Kulturore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme