Gabriel Jesus ka rënë në ujdi me Manchester Cityn për kontratë të re, pas më pak se një vit nga kalimi i tij në “Etihad Stadium”, ka mësuar Goal.
Braziliani 20-vjeçar ka gëzuar fillim fantastik të karrierës në City saqë Sergio Aguero, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në City, nuk e ka më të sigurt vendin e startuesit në skuadrën e Pep Guardiolas.
Sulmuesi brazilian nënshkroi me Cityn nga Palmeiras në verën e vitit 2016, por iu bashkua “Të kaltërve” në janar të 2017-s.
Shumë shpejt, Jesus do t’i fitojë 170.000 euro në javë në nivel bazik, që është më shumë se dyfishi i asaj që braziliani e fiton momentalisht.
Kjo shifër do të rritet me një numër bonusesh që lidhen me performancat e tij, si numri minimal i ndeshjeve të luajtura në një sezon dhe bonuse nëse City fiton trofe.
Kontrata e tij e re skadon në vitin 2023.