Gabriel: Turqia edhe për 20 vjet nuk mund të pranohet në BE

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 11:09 | Nga

Zëvëndëskryeministri i Gjermanisë, Sigmar Gabriel në një intervistë për televizionin gjerman ARD tha se edhe brenda 10-20 vitesh Turqia nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian (BE).

“Ne duhet të mbajmë dialogun me Turqinë. Por edhe sikur Turqia ti plotësojë kushtet Bashkimi Evropian nuk është në gjëndje të pranojë një shtet anëtar, as edhe një shtet të vogël nuk është në gjëndje ta pranojë.

Unë besoj se Turqia në një të ardhme të afërt, pra këto 10-20 vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e BE.” tha Gabriel.

Deklarata e politikanit gjerman mund të konsiderohet shpresëdhënëse për Turqinë pas deklaratës së Ish-Kryeministrit Britanik David Cameron i cili në muajin maj tha se nëse Turqia vazhdon me këtë ritëm do të bëhet pjesë e BE në vitin 3000.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme