Kryetarja e Fellbach-ut të Gjermanisë, Gabriele Zull , sot e ka vizituar Komunën e Suharekës. Ajo është pritur nga kryetari i Komunës Bali Muharremaj.
Në zyrën e kryetarit, ata së bashku më zyrtarë nga të dyja komunat, ajo gjermane dhe kosovare, kanë bashkëbiseduar për ecuritë e punës dhe praktikat punuese të të dyja komunave, me theks të veçantë, për zhvillimin e mëtutjeshëm të Komunës së Suharekës.
Kryetari Muharremaj, i ka uruar mirëseardhje, kryetares Zull, dhe e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Komunës së Fellbach-ut, ndaj Komunës së Suharekës.
Kryetari, e ka njoftuar Zull, me punën e përditshme që ai bënë si dhe e ka njoftuar për zhvillimin e Komunës së Suharekës, lidhur me projektet e realizuara të deritanishme si dhe me ato që janë në plan të realizohen tutje.
E rëndësishme është të ceket se Komuna e Suharekës dhe Komuna e Fellbach-ut, janë të binjakëzuara mes vete dhe të dyja bashkë i kanë të bashkërënduara aktivitetet.
Pas takimit zyrtar, ata së bashku kanë vazhduar me vizita nëpër projektet e realizuara nga Komuna e Suharekës, si tek: “shtigjet e ecjes“, Shtëpisë së Fellbahut, Bibliotekës së qytetit, Muzeut dhe ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës etj.