Mario Balotelli mund të largohet nga Nice për një përvojë të re te klubi turk, Galatasaray, bëjnë të ditur mediat franceze.
Sulmuesi italian e ka rigjetur formën e tij me klubin e në Ligue 1, ku i ka shënuar 15 gola në 24 paraqitje këtë sezon.
Kontrata e tij skadon në muajin qershor dhe Nice do të ketë të vështirë t’ia japë rrogën e tij të madhe për ta mbajtur.
Në këtë mënyrë, disa klube kanë shprehur interesim për SuperMarion. Në mesin e tyre është Galatasaray, bën të ditur RMC.
Madje përfaqësuesit e klubit turk janë takuar me agjentin e futbtollistit, Mino Raiola.
Në të kaluarën, Balotelli ka luajtur për klube, si Inter, Manchester City, Milan e Liverpool.