Galatasaray-Real Madrid, formacionet e mundshme

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Galatasaray sot pret në “shtëpi” Real Madridin në kuadër së Ligës së Kampionëve.

Për gjigantin turk kjo ndeshje nuk pritet të jetë e lehtë, pavarësisht që Reali nuk është në formë të mirë.

Të dy klubet në dy ndeshjet e para të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, kanë nga një humbje dhe një barazim.

Të klubi turk pritet të mungojë sulmuesi Radamel Falcao, ndërsa te “Los Blancos”, priten të mungojnë Naco, Modric, Bale dhe Asensio.

Galatasaray (4-2-3-1): Muslera, Mariano, Luyindama, Marcao, Nagatomo, N’Zonzi, Seri, Mor, Belhanda, Babel, Andone.

Real Madrid (4-3-3): Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Mendy, Valverde, Casemiro, Kroos, Vinicius, Benzema, Hazard. 

Të ngjashme