Versioni me rrjetin më të ri 5G i Galaxy S10-shit do të jetë një përbindësh i vërtetë sipas analistëve. Plot 12 GB RAM dhe 1 TB memorie të brendshme premtojnë analistët e ‘GF Securities’ për versionin e rangut të lartë të Samsungut.
Gjithashtu, sipas tyre, Galaxy S10 pritet të vijë me ekran 6.7-inç dhe katër kamera në pjesën e pasme dhe dy në pjesën e përparme, duke çuar totalin në gjashtë kamera.
Ka pasur spekulime se S10 do të ketë 512 GB memorie të brendshme, ashtu si Note 9, ndërsa është plotësisht e mundur që memoria prej 1TB të përfshijë edhe kartelën microSD prej 512 GB.
Ndërsa RAM-i prej 12 GB e fut këtë smartfon në një ligë tjetër sepse smartfonët që mbajnë aktualisht rekordin kanë 10 GB RAM memorie.
Versioni 5 G i S10-shit, po ashtu, pritet të vijë me kornizën e pasme prej qeramike.