Sipas hulumtimit të organizatës “Gallup International”, 56 për qind e kosovarëve të anketuar janë shprehur të lumtur, 30% e tyre janë neutralë, 11% nuk janë të lumtur, ndërsa 3% e tyre nuk kanë dashur të përgjigjen fare.
Organizata e njohur ka publikuar të dhëna për shumë vende të botës se sa të lumtur janë qytetarët në vendet përkatëse.
Anketat e kryera në Kosovë në muajin nëntor, sy më sy me qytetarë, kanë rezultuar se kosovarët në shumicë janë të lumtur.
Nga të anketuarit del që 56% e tyre janë të lumtur, 30% e tyre janë neutral, 11% nuk janë të lumtur, ndërsa 3% e tyre nuk kanë dashur të përgjigjen fare. Sipas këtij publikimi në tërësi del që kosovarët janë 45% të lumtur.
Që nga paslufta kosovarët janë shpallur njerëzit më optimistë në botë. Kosova ka numrin e papunësinë më të madhe në Evropë. Megjithëkëtë kjo nuk i pengon ata të jenë optimistët më të mëdhenj në botë.
Në vendet e rajonit dalin vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia më qytetarë më të lumtur, 59% po të dyja. Kurse Shqipëria (49%), Bullgaria (43%), Maqedonia (52%) dhe Serbia (48%) kanë popullin më pak të lumtur se Kosova.