Gani Dreshaj në Gurrakoc, premton bileta e konvikt për studentët istogas

Istog | 13 Dhj 2017 | 21:44 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj, i shoqëruar nga Ramush Haradinaj, ka vazhduar fushatën e tij zgjedhore në fshatin Gurrakoc.

Këtu, kandidati i Aleancës, që po mbështetet edhe nga 4 parti në Istog, ka përsëritur premtimet e tij për studentët e Istogut.

Biznesmeni Dreshaj ka thënë se do ta bëjnë biletën mujore të autobusit vetëm 10 euro për studentët që udhëtojnë në Prishtinë, ka premtuar bursa, madje edhe ndërtimin e një konvikti me 300 dhoma për ta.

“Iu kam premtu studentëve 300 dhoma. Edhe me vdekë unë, fëmijët e mi kanë me i ba këto dhoma”, deklaroi ai.

Ai u zotua se nuk do ta keqpërdor asnjë cent të buxhetit të Komunës.

Përkrahje Dreshajt i ka dhënë dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj.

“Më keni nderuar në kohë lufte e në ditë paqeje, duke ma dhanë besimin. Ju e bëni po të njëjtën punë që e ka bërë presidenti Rugova”, iu drejtua Haradinaj, qytetarëve të Gurrakocit.

“Ata që nuk punojnë kanë me pasë problem me mu”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.

Edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, ka kërkuar votën e istogasve për bashkëpartiakun e tij, këtë të diel.

“Ju e keni në dorë ndryshimin. Populli i Istogut nuk duhet të mendojë me i marrë vizat e me dalë jashtë, por duhet të qëndrojë këtu, të punojë për Istogun sepse perspektiva po vjen”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Berisha foli edhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri. Ai tha se kjo do të ndodhë gjatë mandatit të Qeverisë Haradinaj.

Të ngjashme