Gani Geci e akuzon publikisht Thaçin për vrasje, thotë se do të dëshmojë në Gjykatën Speciale

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 15:18 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka akuzuar publikisht presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, i cili u varros sot në Prishtinë, si dhe disa nga vrasjet politike të pasluftës.

Në një prononcim për medie, gjatë ceremonisë së varrimit, Geci paralajmëroi se do të dëshmojë kundër Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale për vrasjet e pasluftës, raporton Ekonomia Online.

“Hashim Thaçi urdhërdhënës për vrasjen e Ahmet Krasniqit, duke u munduar t’i ikë Gjykatës Speciale po mundohet t’i nderojë heronjtë. Unë dhe Thaçi do të takohemi në Gjykatën Speciale”, ka thënë Geci.

Tutje Geci ka kërkuar që presidenti vetë të dorëzohet para Tribunalit të Hagës.

“I kërkojmë Hashim Thaçi të dorëzohet para Hagës. Do të jem dëshmitar për vrasjet politike të tij pas lufte. Familjet patriotike janë vrarë më urdhër të Hashim Thaçit”.

Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi janë rivarrosur sot në Varrezat e Dëshmorëve në Velani. Ata ishin vrarë në kohën e luftës së Kosovës, në rrethana të pasqaruara në Tiranë.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

 

Të ngjashme