Geci ka ngushëlluar familjen Hajrizi, ndërkohë ka ndarë edhe një pjesë të bisedës me Faton Hajrizin, të cilën thotë se e kishte bërë në ditën që vetë ishte liruar nga burgu i Smrekonicës.
Geci ka treguar se Faton Hajrizi e kishte përcjellë atë ditë deri tek dera e burgut dhe thoë se e kishte porositur që të qëndrojë mirë në burg, meqë është burg i tipit të hapur.
Tutje ish-deputeti Geci shkruan se ia kishte lënë të gjitha gjërat e veta Faton Harjizit kur kishte dalë nga burgu, dhe tregon edhe për një vizitë që Hajrizi e kishte bërë tek kompania e Gani Gecit gjatë një vikendi.
Postimi i plotë:
Ngushëllime familjes Hajrizi!
Ngushëllime babës dhe nanës së Faton Hajrizit!
Fatoni nuk më dëgjoj mua !
Nuk e dëgjoj Babën e as Nanën e vet!
Fatonin e pranova në dhomën time, ditën që unë u lirova nga burgu i Smrekonicës,si burg i tipit të hapur, biseduam gjërë e gjatë deri në ora 16:00 kur unë edhe u lirova.
Fatoni ishte i fundit nga rreshti i gjatë i të gjithë të burgosurëve që më përcollen deri te dera e daljes.
Më përqafoi dhe më uroj lirimin! I thash: Ishalla sa ma shpejt del edhe ti!
Atë ditë thash: Faton edhe disa muaj e ke kushtin të lutem për hatër të babës e për hatër të nanës, të cilët u kujdesen për ty për tër kohën sa ke qëndru në burg, rri mirë se këtu është tipi i hapur i burgut dhe ke të drejtë edhe të punosh jashtë institucionit, ja lexova nenet e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, “për të drejtën për punë”, për të drejtën e “lirimit me kusht” i thash ke me pas mundësi me punu, ke me marr kushtin edhe ke mu u liru.
Për hatër të nanës tane Faton, martohu me atë vajzën që je në lidhje dhe krijo familje dhe stabilizohu.
Ia lash të gjitha gjësendet e mia të dhomës, kur unë u lirova.
Më thirri në telefon disa ditë pasi u lirova, më tha po më duhen një komplet tesha se kam me dal në vikend dy ditë dhe du mu taku me të dashuren time dhe du mu martu.
Erdhi babai i Fatonit ia dhash nji kompletin me tesha dhe doli ne vikend.
Kur doli në vikend kish ardh në fabrik të më vizitojë por unë qëllova në Prishtinë.
Ne fabrik kishte taku vëllaun Fadilin edhe ai kishte dhënë këshillat e njejta.
Zoti i lasht shëndosh, babën e Fatonit, Mustaf Hajrizin,dhe nanën e tij Shehrije Hajrizin, që u kujdesen për të.
E paçin në qafë ata që e kanë këshilluar keq Faton Hajrizin!
I paçin në qafë edhe ata që i këshilluan keq grupin e Kumanovës!.