Gani Thaçi nuk i sulmoi i vetëm dy zyrtarët e Byros së Sigurimeve, atij për t’i sulmuar fizikisht Blerim Pushkollin dhe sllovenin Gianni Sokolic i doli në ndihmë edhe truproja/shoferi e tij, Enis Qerka.
Me të dëgjuar zhurmën e krijuar në mbledhjen e BKS-së, brenda është futur shoferi i Gani Thaçit.
Burimet e Metros brenda BKS’së bëjnë të ditur se edhe Enis Qerka i sulmoi fizikisht Pushkollin dhe Sokolicin.
Po ashtu në ngjarje dolën edhe djemtë e Gani Thaçit. Ata erdhën pasi ndodhi ngjarja dhe u futën në objektin e BSK’së, por të njëjtit nuk ndërmorën ndonjë veprim ndaj dy zyrtarëve të BSK’së, ata më vonë u larguan nga objekti nga policia që kishin ardhur aty, njofton gazetametro.net.
Me të mbërritur policia është qetësuar situata dhe në zyrën e Gani Thaçit janë futur policia ku kanë intervistuar fillimsht të njëjtin në lidhje me sulmin e tij fizik ndaj dy personave dhe më pas me veturën zyrtare të policisë është shoqëruar më stacionin policor për intervstim të më detajuar.
Ndërkaq, më vonë Prokurori përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, e ka konfirmuar se Gani Thaçi bashkë me vozitësin e tij, janë duke u hetuar si të dyshuar për këtë incident.
Kujtomë se Gani Thaçi mban pozitën e Kordinatorit të Përgjithshëm për Planifikime në Byron e Sigurime Kosovare.