Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një email që ajo pretendon se u ka shkuar punëtorëve të ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ajo thotë se kjo e mbështet pretendimin e saj se punëtorët e kësaj ministrie po detyrohen të punojnë edhe të shtunave edhe të dielave.
Sipas saj, me këtë po shkelen të drejtat e punëtorëve, Ligji i Punës si dhe Ligji për Festat Zyrtare.