Instituti GAP ka mbajtur tryezë me temë diskutimi “Mbrojtja e konsumatorëve në sektorin bankar”, raporton Ekonomia Online.
Hulumtimi trajton një pjesë të veçantë të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, konkretisht seksionin për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin bankar.
Disa prej pyetjeve që adresohen janë: Sa i mbron ky ligj konsumatorët bankar në informimin e tyre para nënshkrimit të marrëveshjeve të kredisë? Sa ka punuar Banka Qendrore e Kosovës në trajtimin e ankesave dhe edukimin e qytetarëve rreth produkteve e instrumenteve financiare?
Blendi Hasaj nga Instituti GAP, tha se disa banka komerciale nuk iu ofrojnë qytetarëve informatat e nevojshme të cilat do tu mundësonin përzgjedhjen e produktit financiar.
“Ne kemi ende banka komercial në tregun e Kosovës që nuk e paraqesin në çmimorën e tyre normën e interes nëpër ueb faqe, poashtu nuk është krijuar një përmbledhje e tarifave dhe çmimeve për shërbimet të cilat i ofrojnë e të cilat do të ia lehtësoni qytetarit punë në përzgjedhjen e produktit financiar”.
Nora Jusufi nga Instituti GAP, ka folur për detyrimet që kanë bankat, por edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
“Prej 120 institucioneve financiar që BQK-ja i rregullon, 10 janë banka komerciale. BQK duhet t’i njoftojë qytetarët edhe për mënyrën e marrjes së kredive. Sa i përket ankesave ekziston një rregullore që vlen për bankat, që duhet t’i trajtojë. Kurse vet BQK-ja i shqyrton ankesa me një rregullore të brendshme”.
“Te edukimi financiar në disa studime ka dal se njerëzit që kanë të ardhur të larta janë po aq të paditur në këtë drejtim se sa ata më pak të shkolluare dhe me të ardhura të larta. BQK e ka një diviziozn të caktim dhe e ka një platformë”.
“BQK-ja ka pranuar 168 ankesa më së shumti ka pasur rreth kredive rreth llogarisë rreth parapagimit. 465 te anketuar online rreth 94% e te anketuarve kanë llogari individuale 6% bisnesore. 18.5% mendojnë se banka e tyre është aspak e drejtë; 27.4% jo edhe aq e drejtë; deri diku e drejtë 38.9% dhe shumë e drejtë 15.2%”.
Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve ka hyrë në fuqi në qershor 2018. Ky ligj është në harmoni me direktivat e BE-së dhe ka përmirësuar dispozitat në të mirë të konsumatorëve.