E lexuat mirë, ekziston edhe gara e piktorëve robotikë. Kur e marrim parasysh faktin se në cilat fusha tashmë kanë depërtuar robotët, atëherë njeriu e pyet veten – a ka ndonjë gjë që robotët nuk mund ta bëjnë?
Gjëja më interesante në lidhje me këtë artikull është se kjo garë pikture nuk është aspak një gjë e re, shkruan sot “Koha Ditore”. Këtë vit ajo po mbahet për herë të tretë me radhë.
Gara quhet RobotArt dhe në të për çmime (gjithsej 100.000 dollarë amerikanë) luftuan madje 19 ekipe me veprat e tyre të ndryshme të artit, që janë pikturuar nga robotët.
Detyra themelore e garës së sivjetme ishte të tregohej roboti, i cili mund të pikturojë vepra arti që mund t’u shiten klientëve. Kjo është ambicioze, por jo e pamundur.
Qëllimet e vetë garës ishin promovimi i inteligjencës artificiale, promovimi i pikturave dhe robotikës, dhe aplikimi i teknologjisë në mënyra kreative.