Roma hyn në garë për Pedron

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi spanjoll pritet të largohet nga “Blues”, gjatë janarit ose në verën që vjen

Pedro Rodriguez i ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga Chelsea.

Dhe, sulmuesi spanjoll po ka oferta nga klubet e ndryshme evropiane.

Gazetari italian Gianluca Di Marzio njofton se interesim për ish-futbollistin e Barcelonës ka shfaqur Roma.

Gjithashtu, veterani i sulmit ka ofertë edhe nga Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vissel Kobe në Japoni.

Megjithatë, ish-përfaqësuesi spanjoll duket më i vendosur të vazhdojë të luajë në futbollin evropian.

Mediat e huaja shkruajnë se ëndërr e Pedros është të rikthehet në Barcelonë, në vitet e fundit të karrierës./ge 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme