Gara për çmimin e lakmuar të kryegolashënuesit në Europë, apo siç njihet ndryshe “Këpuca e Artë”, udhëhiqet nga polaku i Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e fitoi për herë të gjashtë këtë çmim në sezonin e kaluar. Kësaj here është dukshëm i larguar nga podiumi. Në pozita jo fort të mira është edhe Cristiano Ronaldo, mjaft i etur për t’u rikthyer bindshëm në këtë garë.
Për momentin, ja cila është renditja e golashënuesve më të mirë në kontinent. Kujtojmë se një gol në pesë ligat kryesore europiane vlen 2 pikë, ndërsa në ligat e tjera 1.5 pikë.
Disa kampionate janë mbyllur para kohe, si Ligue 1 në Francë, fjala vjen, disa të tjera janë në finish, si Bundesliga. Sulmuesit që luajnë në Serie A do të kenë mundësi optimale për t’i përmirësuar shifrat në drejtim të golave sezonalë.
- Robert Lewandowski | Bayern Munich | 33 gola (66 pikë)
- Ciro Immobile | Lazio | 27 gola (54)
- Timo Werner | RB Leipzig | 26 gola (52)
- Erling Haaland | Red Bull Salzburg / Borussia Dortmund | 29 gola (50)
- Cristiano Ronaldo | Juventus | 22 gola (44)
- Lionel Messi | Barcelona | 21 gola (42)
- Jamie Vardy | Leicester City | 19 gola (38)
- Shon Weissman | Wolfsburg | 25 gola (37.5)
- Kylian Mbappe | PSG | 18 gola (36)
- Romelu Lukaku | Inter | 18 gola (36)
- Wissam Ben Yedder | Monako | 18 gola (36)
- Patson Daka | Red Bull Salzburg | 23 gola (34.5)
- Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenali | 17 gola (34)
- Karim Benzema | Real Madrid | 17 gola (34)
- Jadon Sancho | Borussia Dortmund | 17 gola (34)
- Mohamed Salah | Liverpool | 16 gola (32)
- Sergio Aguero | Manchester City | 16 gola (32)
- Moussa Dembele | Lyon | 16 gola (32)
- Danny Ings | Southampton | 16 gola (32)
- Joao Pedro | Cagliari | 16 gola (32)
- Wout Weghorst | Wolfsburg | 16 gola (32)./GE