Garë mes Barcelonës dhe Chelseat për Agueron

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Chelsea pritet të luftojnë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero, gjatë verës që vjen.

Sergio Aguero, kontrata e të cilit skadon në qershor, është një prej lojtarëve më të kërkuar të momentit, pasi do të largohet falas nga City.

Në gjurmët e argjentinasit është prej kohësh Barcelona, por nuk mbetet pas as Chelsea, që po e monitoron me shumë kujdes situatën e futbollistit argjentinas.

Të kaltrit e Londrës e kanë kërkuar edhe parë 32-vjeçarin, por lojtari në atë kohë, kur u largua nga Atletico e Madridit, në vitin 2011, preferoi të transferohej te Manchester City.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme