Ekonomia Online
FUNDIT

Gareth Bale pritet t’i mbetet besnik Real Madridit

Gareth Bale pritet t’i mbetet besnik Real Madridit

Gjatë ditëve të fundit mediat britanike kanë raportuar se Gareth Bale mund të transferohet në Manchester United, nëse Real Madrid e transferon Kylian Mbappen nga Monaco. Por, e përditshmja sportive madrilene, Marca, ka qetësuar tifozët e Los Blancos. Gazeta madrilene është e sigurt se Bale do të mbetet në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell Express. Marca ka […]

Gjatë ditëve të fundit mediat britanike kanë raportuar se Gareth Bale mund të transferohet në Manchester United, nëse Real Madrid e transferon Kylian Mbappen nga Monaco.

Por, e përditshmja sportive madrilene, Marca, ka qetësuar tifozët e Los Blancos. Gazeta madrilene është e sigurt se Bale do të mbetet në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell Express.

Marca ka kontaktuar njerëzit e afërt të Bales të cilët kanë bërë të ditur se ish anëtari i Tottenhamit është i etur të arrijë rezultate pozitive me Real Madridin.

Bale vitin e kaluar kishte vazhduar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2022, derisa kishte paralajmëruar se do të pensionohet te klubi mbretëror.

“Kjo është kontrata e jetës sime, unë dua të dal në pension këtu,” kishte deklaruar Bale më 30 tetor të vitin 2016.

Të ngjashme