Gashi beson se nuk do të ketë marrëveshje, thotë se opozita nuk duhet me u zbythë

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se opozita kosovare nuk duhet që të frikësohet nga presioni ndërkombëtar.

Gashi, ka thënë se opozita ka të drejtë në qëndrimin e saj karshi planit franko-gjerman. Por këtu ai e përjashton AAK-në.

“Opozita e ka mirë dhe nuk duhet me u zbythë tash. Qeveria ka premtuar njohje reciproke e tash po kënaqet me këtë marrëveshje. Këtu përjashtohet AAK që po e përkrah këtë marrëveshja. Cka bohet që Amerika po thotë që duhet me u bë. Këta duhet të qëndrojnë në parimet e tyre që mendojnë se janë më të mira për vendin”, tha Gashi.

Tutje Gashi tha i bindur se nuk do të ketë marrëveshje në takimin e Ohrit më 18 mars.

Të ngjashme