Gashi dhe Meta diskutojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e Emergjencave Civile

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 14:58 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi po qëndron për një vizitë dy ditore në Republikën e Shqipërisë ku është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në këtë takim u bisedua lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe shteteve të tjera të rajonit, në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si dhe krijimin e një klime sa më të mirë dhe të sigurt për të gjithë rajonin.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, me theks të veçantë u bisedua për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e Emergjencave Cilivile.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shprehu kënaqësinë e veçantë për rekomandimin pozitiv që Komisioni Evropian, ka dhënë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pret me kënaqësi që edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli të miratojnë sa më parë këtë rekomandim.

Ndërsa Gashi e falënderoi Meten për përkrahjen e vazhdueshme nga ana e Shqipërisë për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Gashi dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, nesër do të nënshkruajnë Protokoll bashkëpunimi gjatë sezonit turistik veror, në pikat e kalimit kufitar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme